• e premte, 22 nëntor 2024

Taravari: Duhet të shihen të gjitha rrethanat lidhur me vdekjen e foshnjës nga Strumica

Taravari: Duhet të shihen të gjitha rrethanat lidhur me vdekjen e foshnjës nga Strumica

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi sot se duhet të shihen të gjitha rrethanat lidhur me vdekjen e foshnjës nga Strumica e cila gjatë fundjavës ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve. Nga informacionet të cilat i ka marrë nga drejtori i Klinikës së Pediatrisë, shtatzënia e nënës nuk ishte ndjekur siç duhet. 

“Dje mora informacion nga drejtori i Klinikës së Pediatrisë. Bëhet fjalë për shtatzëni e cila nuk ishte ndjekur siç duhet, të paktën sipas informacioneve të cilat i mora. Pastaj fëmija është mbajtur në kushte shtëpie ose në spitalin në Strumicë dhe kur është sjellë foshnja në Klinikën e Pediatrisë, tashmë ishte në gjendje shumë të përkeqësuar. Kështu që duhet të shihen të gjitha rrethanat dhe sipas asaj do të veprojë edhe Ministria”, tha Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas debatit të cilin e organizoi Qeveria kushtuar politikave për përparimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe rinisë. 

Foshnja tetë muajshe gjatë fundjavës ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi në gjendje të rëndë shëndetësore ishte sjellë nga Strumica. Siç informuan nga Klinika e Fëmijëve, bëhet fjalë për foshnjë të lindur para kohe, me peshë të vogël, e cila ishte me sepsis të vështirë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR