Taravari: Do të kemi dy stacione të kompresorëve - të re dhe të servisuar
- Do të kemi dy stacione të kompresorëve, të re dhe të servisuar. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve para Klinikës së Onkologjisë.
- Post By Sara Ademi
- 12:56, 22 tetor, 2024
Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Do të kemi dy stacione të kompresorëve, të re dhe të servisuar. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve para Klinikës së Onkologjisë.
"Deri në fund të janarit duhet të përfundojë kompania. Bëhet fjalë për kompaninë që është e obliguar. Ashtu që, të shpresojmë se do të kemi jo një, por dy stacione të kompresorëve. Një të re dhe një të servisuar, që do të na shërbejë si "bekap", eventualisht nëse njëri nuk funksionon, menjëherë të aktivizohet tjetri", nënvizoi Taravari.
Në maj, sallat e operacioneve në Qendrën Klinike u mbyllën për shkak të erës së keqe. Për ndërhyrje urgjente, pacientët janë dërguar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naum i Ohrit" dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori". sa/
Foto dhe video: MIA