• e premte, 22 nëntor 2024

Taravari dënon arrestimin e gazetarit Saliu: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep

Taravari dënon arrestimin e gazetarit Saliu: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep

Shkup, 7 prill 2024 (MIA)- Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari me anë të deklaratës publike dënon arrestimin e gazetarit Furkan Saliu duke kundërshtuar veprimin e zbatuar në kushte të dyshimta.

Taravari kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit Saliu dhe zbardhjen e plotë të rastit.

"Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu. Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij. Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit: Lajmësi nuk ka faj për lajmin që jep! Mos dënoni lajmëtarin por lajmin", thuhet në reagimin e Taravarit. 

QËNDRONI TË LIDHUR