Taravari: Brenda mandatit, gjuhë zyrtare në vend do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe
- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21 theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
- Post By Fami Bajrami
- 15:39, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21 theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
“Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe”, theksoi Taravari.
VLEN do të inicioj që sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese
Arben Taravari nga koalicioni VLEN në emisionin DailyClick në TV21, foli edhe për ndryshimet kushtetuese.
Taravari kërkoi 1 vit për ndryshimet kushtetuese, duke u bazuar edhe në rrethanat aktuale. Mes tjerash, Taravari theksoi se koalicioni VLEN do të inicioj që sa më shpejtë të bëhen ndryshimet kushtetuese.
“Ne do të vazhdojmë të jemi ata të cilët do të akcelerojmë dhe të iniciojmë që sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së ka katër pika kyçe. Pika e parë dhe më e rëndësishmja është rruga jonë evropiane. Vazhdimi i rrugës evropiane dhe fillimi i negociatave, e dyta është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, e treta është zhvillimi ekonomik dhe e katërta është decentralizimi. Ne e kishim një kusht që për gjashtë muaj të bëhen këto dhe nuk u bën, por analizoni dhe rrethanat. Prej 2014 janë premtuar ndryshimet kushtetuese, 2016, 2017, 2020, a janë premtuar? Na jepni edhe një vit, atyre ju dhatë shumë vite. Insistimi jonë është që sa më shpejtë të ndodh kjo”, theksoi Taravari.
Po bëhet harmonizim i "Software" për One stop shop
Arben Taravari në Daily Click foli edhe për kolonat e gjata në pikën kufitare në Bllacë, që siç tha, kolona të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, nuk janë vetëm tash. Taravari tha se opozita çdo herë ka keqpërdorur kolonat e gjata dhe ajrin e papastër në Shkup, që siç tha ai, tani e din se kur është rrëmujë në Bllacë dhe shkojnë të incizojnë. Ndërsa sa i përket sistemit One Stop Shop, Taravari tha se është duke u bërë harmonizimi i “Softëare” i këtij sistemi.
“Opozita çdo herë i ka keqpërdorur kolonat e gjata deh ajrin e papastër në Shkup. Ajri i papastër në Shkup dhe kolonat e gjata në kufi me Kosovën nuk janë prej tash. Tash dikush shkon i incizon, atëherë nuk incizoheshin. Gjatë vikendeve edhe mund të ndodhte edhe më parë por ne ishim opozitë dhe nuk shkonim t’i incizonim, t’i shohim. Tani e dinë kur është rrëmujë. Dikush i paraqet dhe ju thotë shkoni incizoni”, tha Taravari.
Kapitacioni për mjekët amë do të rritet për 20 deri 25 denarë
Në studion e Daily Click në TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bërë të ditur se do të rritet kapitacioni i parave për mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme. Ai tha se do të ketë rritje për 20 deri 25 denarë që siç thotë asnjëherë nuk është rritur kaq shumë. Ai tha se, deri tani pagesa është 75 denarë. “Ja ekskluzivisht, e kemi treguar, po e them, nga prilli-maji do të rritet kapitacioni i parave që i marrin mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, domethënë mjekët familjarë. Deri tash ishte 75 denarë, tash do të jetë diku 95 ose 100 denarë, që është një rritje shumë e madhe, nuk ka ndodhur moti, është rritur për 5 apo 10 denarë, asnjëherë nuk ka ndodhur të rritet për 20 apo 25 denarë. Por, me këtë rritje të kapitacionit që e merr mjeku amë, ne do t’i obligojmë ata që të punojnë pak më shumë me programe preventive”, tha Taravari.
Mijallkovin, kasapin e shqiptarëve e liruan këta me çiftelia
Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski. Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët. Ndërkaq, Sasho Mijallkovin e cilëson si kasap të shqiptarëve dhe shton se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij.
“Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahmetit dhe me qëllim e liruan Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin. Sot Artan Grubi është në arratisje për lirimin e Mijallkovit. Mos mendoni se njerëzit hanë barë dhe nuk e dinë. 27 prilli kishte gangsterë, vagabonda që bënin veprime jo të hijshme, barbare pro ata të cilët e dirigjuan këtë aksion ishin Mijallkovi dhe Gruevski. Fal shqiptarëve, Gruevski është në Hungari, është sekret publik se si ka shkuar ai në Hungari. Nuk e kanë nxjerrë maqedonasit, e kanë nxjerrë këta patriotët që flasin për flamur dhe himnin. Njeriun që ka qenë më i ashpër dhe më i keq ndaj shqiptarëve. Këto patriotët që rinë me çiftelia, këto e nxorën Nikola Gruevskin. Nuk e them unë, Departamenti Amerikan i Shteteve shkruan se Artan Grubi dhe Enver Bexheti kanë ndihmuar se Sasho Mijallkovi të lirohet, ky është kasap i shqiptarëve”, tha Arben Taravari.
Dauti ka bërë dramë, nëse e kanë shkaruar atëherë pse pati nevojë të dorëhiqet?
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka theksuar se Ilire Dauti ka bërë dramë me dorëheqjen e saj nga Komisioni. Ai thotë se nëse e kanë shkarkuar, atëherë nuk ka nevojë të dorëhiqesh, por ajo këtë duhet ta sqarojë para opinionit.
“Edhe pse disa njerëz s’dua edhe ti përmendi por për hire të korrektësisë që më pyete, them ishte dy ditë është shkarku. Kishte fotografi, me zemër për Iliren, këto antishqiptarët, Raman Morinat e shkarkuan......Unë shkojë për pyetje deputetësh në Parlament, përsëri dramë, ta lexoj dorëheqjen. Oj zonjë, a të shkarkuan, apo po dorëhiqesh..? Se nuk mund ta kuptoj, nëse të kanë shkarkuar atëherë nuk ke nevojë të dorëhiqesh. Të kanë shkarkuar, u kry puna. Lexoi letër, 10 minuta ka shkruar vajtim për dorëheqje. Nuk shkon edhe shkarkim edhe dorëheqje. Duhet ta qartëson para publikut, jo para meje sepse unë e kam të qartë komplet. Unë e di se ata aktrojnë”, ka theksuar Taravari.
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.