• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tanke dhe forca izraelite hynë në qytetin Rafah në jug të Gazës, lajmëruan përfaqësuesit palestinezë dhe egjiptianë

Tanke dhe forca izraelite hynë në qytetin Rafah në jug të Gazës, lajmëruan përfaqësuesit palestinezë dhe egjiptianë

Gazë, 7 maj 2024 (MIA) - Tanke dhe forca izraelite hynë në qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku arritën rreth 200 metra larg kufirit me Egjiptin, lajmëruan zyrtarët palestinezë dhe egjiptianë të cilët kërkuan të mbeten anonim, transmetojnë mediumet amerikane.

Një funksionar egjiptian deklaroi se duket sikur bëhet fjalë për operacion të vëllimit të kufizuar dhe se autoritetet izraelite e kanë informuar Egjiptin se ushtarët do të tërhiqen pas përfundimit të operacionit.

Forca mbrojtëse izraeëite (IDF) refuzuan t'i komentojnë zërat, ndërsa mediumet amerikane nuk mund ta caktojnë në mënyrë të pavarur shtrirjen e operacionit.

Informatat vijnë një ditë pasi që Izraeli urdhëroi evakuim të mbi 100.000 palestinezëve nga Rafahu lindor në një "zonë të sigurt" në afërsi të Kan Junisit.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) paraprakisht kumtuan se po kryejnë "sulme targetore" kundër grupit militant palestinez Hamas në pjesën lindore të qytetit Rafah, ndërsa autoritetet palestineze kumtuan se në sulmet ajrore jetën e humbën së paku pesë persona.

Kabineti ushtarak izarelit dje vendosi ta zbatojë operacionin e planifikuar në Rafah me qëllim që "të kryejë presion ushtarak ndaj Hamasit", edhe përkundër deklaratës paraprake të Hamasit se grupi palestinez është dakorduar për propozimin e Egjiptit dhe Katarit për ndërprerje të zjarrit.

Kabineti izraelit kumtoi se qëllimi i "operacionit" në Rafah është të arrihet përparim në lirimin e pengjeve, si dhe qëllime të tjera ushtarake. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR