• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tani për tani nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar ndihmë për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në Rodos

Tani për tani nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar ndihmë për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në Rodos

Athinë, 23 korrik 2023 (MIA) – Në evakuimin e madh dhe masiv të vendeve turistike në pjesën lindore dhe juglindore të ishullit grek, Rodos, tani për tani, sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, në mesin e turistëve nuk ka shtetas të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar ndihmë nga ambasada jonë në Athinë.

Sipas informacioneve të MIA-s ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm edhe me MPJ-në tonë edhe me organet kompetente greke.

 Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë që dje është aktivizuar Njësiti për menaxhim me kriza, ndërsa një personel i Ministrisë do të shkojë në ishull, ku prej orës 17 pasdite në aeroportin e Rodosit do të hapet Help desk për, në bashkëpunim me ambasadat, për ta lehtësuar largimin nga ishulli të shtetasve të huaj të cilët i kanë humbur pasaportat e tyre.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR