• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim publik i Agjencisë për Posta

Takim publik i Agjencisë për Posta

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Agjencia për Posta sot në Shkup organizon takimin publik të 20-të për aktivitetet e ndërmarra dhe për masat rregullatore në vitin në vijim, si dhe për aktivitetet e planifikuara.

"Duke e respektuar parimin e punës  transparente, Agjencia takimet e saj publike i organizon me qëllim që t'u mundësojë të gjitha palëve të interesuara të informohen për aktivitetet e ndërmarra dhe për masat rregullatore në vitin në vijim. Këtë rast e shfrytëzon edhe për ta prezantuar gjendjen e tregut postar në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe ta njoftojë opinionin me aktivitetet në vijim, planet dhe programet për veprim në të ardhmen", thuhet në kumtesën e Agjencisë për Posta.

Në takim do të prezantohen raportet e statistikës për aktivitetet postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, si dhe aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara për vitin 2023. sa/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR