• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi Osmani-Suleimenova: "Bashkëpunimi ndërajonal do të kontribuojë në zvogëlimin e pasojave të ndryshimeve klimatike në Evropë dhe Azinë Qendrore"

Takimi Osmani-Suleimenova:

Shkup, 11 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së, sot në Astana, në kuadër të vizitës së tij në Azinë Qendrore, së bashku me Përfaqësuesin Special për Mjedisin, Naser Nuredini realizuan takim me Ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Kazakistanit, Zulfia Suleimenova.

Në takim, Osmani theksoi se përkushtimi i Kazakistanit në mbrojtjen e mjedisit ka ndikim pozitiv në rajonin e gjerë të Azisë Qendrore. Ai gjithashtu theksoi se një nga prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut është ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe se do të vazhdojmë t'i inkurajojmë iniciativat dhe projektet që do të paraqesin qasje të përbashkët në rajonin e OSBE-së në përballjen me pasojat e krizës klimatike.

"Projektet që po zbaton Kazakistani, me mbështetjen e OSBE-së, veçanërisht për eko-portet Kurik dhe Ataku, janë të një rëndësie të madhe për rajonin e gjerë të OSBE-së. Ato jo vetëm që kontribuojnë në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, por edhe e përmirësojnë pozicionimin e Kazakistanit në Korridorin e Mesëm dhe industrinë globale të logjistikës", tha Osmani.

Përfaqësuesi Special, Nuredini iu referua rëndësisë së politikave të dimensionit ekonomik dhe mjedisor për rajonin e OSBE-së, veçanërisht për rajonin e Azisë Qendrore. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kazakistanit në fushën e transformimit të politikave mjedisore dhe menaxhimit të burimeve natyrore, si lider në këtë rajon. Njëherit, Nuredini foli për aktivitetet që mund të realizohen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet OSBE-së dhe Kazakistanit, si dhe përcolli përvojat pozitive të bashkëpunimit ndërkufitar në këtë fushë në rajonin tonë, duke shkëmbyer ide për bashkëpunim ndërshtetëror dhe ndërajonal në të ardhmen.

"OSBE-ja dhe Kazakistani do të bashkëpunojnë edhe në projektin "Promovimi i Porteve të Gjelbërta dhe Lidhje", qëllimi përfundimtar i të cilit është përmirësimi i lidhjes tregtare dhe transportit nga Azia Qendrore në Evropë. Në këtë kontekst, gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ai inicioi një takim ministror që do të mbahet në Kazakistan për të përshpejtuar të gjithë procesin", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR