• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Mitreski - Haxhiev: Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është vendimtar për zhvillimin e çdo vendi

Takimi Mitreski - Haxhiev: Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është vendimtar për zhvillimin e çdo vendi

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot, kishte takim me Asaf Haxhiev, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), në margjinat e Mbledhjes së 62-të të Komitetit për Politikë Sociale dhe Humanitare të PABSEK-ut.

Siç informuan nga Shërbimi për shtyp i Kuvendit, Mitreski i theksoi prioritetet dhe qëllimet e vendit tonë në kontekst të bashkëpunimit rajonal dhe e theksoi gatishmërinë tonë që në të ardhmen të kontribuojmë në avancimin e bashkëpunimit në PABSEK.

Kryetari e njoftoi mysafirin edhe për sfidat në procesin tonë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në këtë organizatë, si kontribut shtesë për avancimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit brenda rajonit.

Haxhiev theksoi se e vlerëson shumë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në PABSEK, si organizatë që paraqet urë të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve.

Në fund të takimit, sekretari i përgjithshëm e ftoi kryetarin Mitreski që të vizitojë selinë e PABSEK-ut në Stamboll. sa/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR