• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Takimi i Toshkovskit, Bushit dhe Bojmacalievit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev sot realizuan takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Në takim ministri Toshkovski u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy ministrive, informon MPB-ja.

Falënderim të veçantë ministri Toshkovski drejtoi për mirëkuptimin të cilin Republika e Kosovës e ka në lidhje me problemin për dokumentet personale.

"Ambasadori Qehaja poashtu u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm të pasur në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e punës kufitare dhe shprehu bindjen se në afatin kohor më të shkurtër që të jetë e mundur pas përfundimit të procedurave ligjore do të fillojë të funksionojë mekanizimi ‘one stop shop’ për kalimin e kufirit shtetëror ndërmjet dy vendeve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga ana e zëvendësministrit plotësues të Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev u potencua angazhimi për zbatimin e  zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike, që paraqet kompetencë primare në këtë Qeveri teknike duke u obliguar në proces zgjedhor evropian.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR