Takimi i Siljanovska-Davkova me Këshillin e ambasadorëve: Përforcimi i kapaciteteve të jashtme politike të vendit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot zhvilloi takim me përfaqsuesit e Këshillit të ambasadorëve, në të cilën diskutuan për fushat e mundshme për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ide, propozime dhe iniciativa të cilat do të kontribuonin për përforcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme të vendit.
- Post By Ramize Qamili
- 17:43, 30 korrik, 2025
Shkup, 30 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot zhvilloi takim me përfaqsuesit e Këshillit të ambasadorëve, në të cilën diskutuan për fushat e mundshme për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe ide, propozime dhe iniciativa të cilat do të kontribuonin për përforcimin e kapaciteteve të politikës së jashtme të vendit.
Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit të ambasadorëve Aleksandra Naqeva Ruzhin dhe ambasadorët Muhamed Halili, Lupço Arsovski, Iljaz Sabriu, Tihomir Ilievski dhe Ivica Bocevski.
Ata shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të institucionit President, nëpërmjet përcaktimit të prioriteteve të politikës së jashtme, analizave të pavarura dhe eksperte, debateve publike, këshillave dhe konsultimeve për çështjet ndërkombëtare.
"Me qëllim të avancimit të diplomacisë së Maqedonisë, bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e emërimit të ambasadorëve të karrierës si zgjedhje të parë, duke theksuar rëndësinë e përvojës së tyre për përfaqësim të duhur dhe dinjitoz të vendit në botë", theksohet në kumtesë.

Presidenti përshëndeti ambiciet e ambasadorëve për të nxitur dialogun profesional mbi çështjet me interes kombëtar dhe shprehu gatishmëri për komunikim të mëtejshëm. Duke theksuar se imazhi i parë i shtetit është më i rëndësishmi, Siljanovska-Davkova potencoi se përvoja dhe potenciali që kanë anëtarët e Këshillit mund të jenë ndihmë e madhe në marrjen e vendimeve të caktuara", shtojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova.
Në takim, ajo riafirmoi angazhimin e saj për përfaqësimin e barabartë të grave në diplomaci dhe përfitimet e krijimit të një Qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqe dhe siguri.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet me fqinjët, për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare, thuhet në kumtesë. rq/
Foto: Kabineti i Siljanovska-Davkova