• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi i Siljanovska-Davkovës me Fon der Lajenin

Takimi i Siljanovska-Davkovës me Fon der Lajenin

Shkup, 16 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila dje është takuar me kyetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen në kuadër të turneut të saj rajonal, e vlerësoi vizitën si inkurajuese dhe stimuluese për riintegrimin evropian të rajonit.

Ursulla fon der Lajen, informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova, bisedën e filloi duke shprehur interesin e hapur të BE-së për Ballkanin Perëndimor, për shkak të përkatësisë së tij natyrore evropiane në kuptimin gjeografik, historik dhe kultuor, por edhe për shkak të ndryshimeve tektonike në rendin ndërkombëtar dhe kërcënimeve të shtuara të sigurisë botërore dhe evropiane. 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut  riafirmoi angazhimin për realizimin e qëllimit strategjik - anëtarësimin e plotë në BE. Ajo e krahasoi Baltikun dhe Ballkanin, duke theksuar dallimin e qartë: në të parin, vendet, anëtarë të BE-së qëndruan pranë fqinjëve të tyre, ndërsa në të dytin, disa vende anëtare të BE-së përdorin statusin e privilegjuar për të kushtëzuar, madje edhe për të bllokuar rrugën politike të fqinjit drejt Brukselit. 

Edhe njëherë tregohet rëndësia e thellë për rajonin të: SEPA-së, roamingut në Ballkanin Perëndimor, "Vezilka - Qendra Kombëtare për Intelegjencën Artificiale", "Horizont", si dhe pritjet e mëdha nga projektet infrastrukturore: "Korridori 8" dhe "Korridori 10".  

"Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi për rrezikun e riprodhimit të precedentit me bilateralizimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut, jashtë kritereve të Kopenhagës, jo vetëm në kuadër rajonal, por edhe më gjerë. Gjithashtu, ajo kujtoi mosrespektimin, gjegjësisht shkeljen e disa parimeve dhe vlerave themelore të aktit kushtetues të BE-së, të cilat garantojnë identitetin kombëtar dhe kulturor të shteteve dhe kombeve, si dhe dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve. Gjithashtu, ajo shprehu gatishmërinë për bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale", thuhet në njoftimin e Kabinetit të Siljanovska-Davkovës.

Thuhet se presidentja e Maqedonisë së Veriut pret ndihmë nga Unioni në gjetjen e një zgjidhjeje kreative për të çliruar proceset e integrimit të Maqedonisë së Veriut, sepse, siç theksoi ajo, pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm çështje zgjerimi, por prek sigurinë dhe stabilitetin e Evropës. Iniciativa për reformimin e procesit të vendimmarrjes në BE, që do të përfshinte edhe çështjet e lidhura me zgjerimin e Bashkimit, përkatësisht futjen e votimit më shumicë të kualifikuar, për Siljanovska-Davkova do të ishte një vendim i guximshëm, që do të çonte në një hap përpara në integrimet evropiane. 

Sipas saj, ne duhet ta përqendrojmë energjinë drejtë reformave në gjyqësor dhe luftën pakompromis me korrupsionin dhe krimin. 

"Kryetarja Ursulla fon der Lajen e shprehu vullnetin e qartë te të gjithë 27 vendet, anëtare të BE-së për riintegrimin e shpejtë të Ballkanit dhe e përshëndeti progresin e rëndësishëm të arritur në kuadër të Planit të rritjes, duket theksuar se vendi meriton të shkojë përpara", thuhet në njoftimin e Siljanovska-Davkova. qa/ 

Foto: Kabineti i Siljanovska-Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR