• e martë, 21 janar 2025

Takimi i Risteskit me prodhuesit, distributorët dhe tregtarët: Shporta e Vitit të Ri mbaroi, çmimet të mbeten në të njëjtin nivel

Takimi i Risteskit me prodhuesit, distributorët dhe tregtarët: Shporta e Vitit të Ri mbaroi, çmimet të mbeten në të njëjtin nivel

Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojanoski, realizuan takim me disa nga përfaqësuesit e prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve të cilët morën pjesë në aksionin e Shportës së Vitit të Ri, e cila u zbatua nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025. 

Ministria e Ekonomisë dhe Punës bëri të ditur se Risteski falënderoi të gjithë prodhuesit, distributorët dhe tregtarët që u bashkuan dhe morën pjesë në këtë aksion dhe ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe disa pijeve gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. 

Në listën e produkteve, siç është publikuar në ueb faqen Shporta ime të cilën Ministria e Ekonomisë dhe Punës e krijoi për këtë aksion, u përfshinë 1178 produkte nga 96 prodhues dhe distributorë, u përfshinë 51 markete kurse aksioni u zbatua në 762 pika shitjeje. 

"Në frymën e përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës vuri në dukje se pritejet janë që të gjithë pjesëmarrësit në shitje me pakicë - prodhuesit e ushqimeve, distributorët dhe zinxhirët e marketeve - të bëjnë përpjekje maksimale dhe të mbajnë çmimet e produkteve në të njëjtin nivel pas përfundimit të aksionit. Aksioni është iniciuar dhe zbatuar për herë të parë nga sektori i biznesit dhe në javët në vijim priten analiza të efekteve të një askioni të tillë. Nga Ministria e Ekonomisë u theksua të gjithë pjesëmarrësit duhet të përmbahen nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore që ishin pjesë e këtij aksioni dhe janë të gatshëm të komunikojnë në frymën e bashkëpunimit në atë drejtim. U bë një apel dhe paralajmërim për të gjitha palët e interesuara në zinxhirin e produkteve ushqimore në periudhën në vijim për parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pas përfundimit të Shportës së Vitit të Ri, në mënyrë që të mos merren masa nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, respektivisht është thënë se Ministria do të përdorë të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve" theksohet në kumtesë. 

 Në takim u konkludua se ky aksion është i një rëndësie të jashtëzakonshme për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vendin tonë dhe për parandalimin e rritjes së mëtejshme të inflacionit, i cili ndikon në standardin e jetesës së të gjithë qytetarëve. 

"Në këto kohë sfiduese, janë prodhuesit dhe tregtarët, si bartës të ofertës së tregut, ata që luajnë një rol kyç në mbrojtjen e ekonomisë. Gatishmëria për t'u përmbajtur nga rritja e çmimeve jo vetëm që do të kontribuojë në mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, por gjithashtu do të dërgojë një mesazh të qartë për përkushtimin tuaj për të ardhmen e përbashkët të shoqërisë sonë, e cila nga ana tjetër do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e besimit midis të gjitha palëve të interesuara në shoqëri, dhe veçanërisht ndaj konsumatorëve. Inspektorati Shtetëror i Tregut mbetet në terren për të ndjekur situatën e çmimeve", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR