• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i punës për avancimin e etikës parlamentare

Takimi i punës për avancimin e etikës parlamentare

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit i Kuvendit, deputetët, përfaqësuesit e shërbimit dhe ekspertë të fushës, morën pjesë në takim pune ku u diskutua për procesin e avancimit të sistemit të etikës parlamentare, informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Takimi u organizua nga Programi i Mbështetjes Parlamentare (PMP), Qendra e Menaxhimit të Ndryshimeve (QMN) dhe Instituti Demokratik Nacional (NDI) ku u prezantuan edhe konstatimet e hulumtimit të perceptimit të qytetarëve për sjelljen etike të deputetëve, të cilën e zbatoi QMN-ja.

Evenimenti u mbajt në hapësirat e Institutit Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR