• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi i presidentit Pendarovski me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Takimi i presidentit Pendarovski me presidentin kroat Zoran Milanoviq

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në suaza të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për dialog 2023, sot realizoi takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

 

Në takim, siç kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski, u shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi në plan rajonal dhe multilateral, për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjendjet në rajon dhe agresioni rus ndaj Ukrainës.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë miqësore, pa çështje të hapura, me dialog politik të vazhdueshëm dhe bashkëpunim konstruktiv.

"Presidenti Pendarovski e informoi presidentin Milanoviq për rrjedhën e procesit të skriningut me Bashkimin Evropian dhe shprehu mirënjohjen  për mbështetjen e fuqishme kroate  për anëtarësimin tonë në BE", citohet në kumtesë. sa/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR