Takimi i presidentes Siljanovska-Davkova me sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës së përhershme të arbitrazhit në Hagë, Marcin Cepelak
- Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takimin me sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës së përhershme të arbitrazhit në Hagë, Marcin Cepelak, në të cilin kanë shprehur shqetësim për situatën aktuale të sigurisë në botë dhe kanë theksuar nevojën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takimin me sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës së përhershme të arbitrazhit në Hagë, Marcin Cepelak, në të cilin kanë shprehur shqetësim për situatën aktuale të sigurisë në botë dhe kanë theksuar nevojën për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Siç informoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, sipas presidentes, zgjidhjet për sfidat e sotme "duhet të kërkohen në kuadër të sistemit multilateral", duke u angazhuar për "forcimin e rolit të Asamblesë së Përgjithshme dhe rishqyrtimin e mekanizmave të vendimmarrjes në Këshillin e Sigurimit".

"Në kohë të tensioneve të rritura globale, ajo vlerësoi se institucionet si Gjykata e përhershme e arbitrazhit janë të domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Ajo theksoi se për të gjitha shtetet, ndërkaq veçanërisht për ato të vogla dhe të mesme, respektimi i së drejtës ndërkombëtare përbën jo vetëm detyrim ligjor, por edhe imperativ moral. Presidentja theksoi gatishmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin me GJPA-në përmes nënshkrimit të memorandumeve të mirëkuptimit, zhvillimit të partneriteteve me universitetet dhe krijimit të mundësive për praktikë për profesionistët e rinj në fushën e së drejtës ndërkombëtare, me çka u pajtua edhe sekretari i përgjithshëm i Gjykatës, Marcin Cepelak", thuhet në njoftim.

Cepelak e njoftoi presidenten Siljanovska-Davkova me historinë e Pallatit të paqes në të cilën është vendosur Gjykata e përhershme e arbitrazhit, me punën e gjykatës dhe procedurat e vendimmarrjes. qa/
Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut