Takimi i Pendarovskit me Ageler për çështjet politike dhe procesin zgjedhor në vend
- Ngjarjet politike në vend pas formimit të Qeverisë kalimtare dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe zhvilimi i përgjithshëm i marrdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Prajs Ageler.
- Post By Fami Bajrami
- 16:29, 12 shkurt, 2024

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ngjarjet politike në vend pas formimit të Qeverisë kalimtare dhe në prag të procesit zgjedhor, si dhe zhvilimi i përgjithshëm i marrdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Prajs Ageler.
Presidenti Pendarovski, siç kumtuan nga Kabineti i tij, theksoi se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç'rast u theksua se Dialogu aktual strategjik është një mundësi për konkretizimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes reciprok.
"Presidenti Pendarovski e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane për vazhdimin dhe intensifikimin e procesit reformues në konteks të realizimit të aspiratave evropiane të vendit", thuhet në kumtesë. rq/bsh/
Foto: Kabinet i presidentit të RMV