• e shtunë, 15 shkurt 2025

Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Takimi i Mucunskit me Georgievin në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Jashtme, Timço Mucunski nesër në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, do të takohet me shefin e diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ky do të jetë takimi i parë i përfaqësuesve të lartë të dy vendeve pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje.

Ministri Mucunski është pjesë e Delegacionit që e udhëheq kryeministri, Hristijan Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në përbërje të të cilit janë edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.

Kryeministri Mickoski sot në Mynih zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në të cilin u bisedua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet të cilat janë bërë në atë plan, si dhe për nevojën për hapjen e dyerve të BE-së.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Mickoski potencoi se vendi meriton të ecë përpara dhe në fund të mos jetë peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, siç ka pasur shumë dhe në të kaluarën.

Prime Minister Hristijan Mickoski met with European Council President António Costa in Munich on Friday, discussing European integration, efforts and concessions made in that regard, as well

Siç paralajmëruan nga shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë konferencës kryeministri Mickoski pritet të ketë takim me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë tjerë politikë.

"Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen finale të mbylljes së konferencës, kushtuar negociatave për anëtarësim në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe në panelin për Politikat e Jashtme, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global. Mickoski do ta shfrytëzojë rastin të lobojë dhe të prezantojë pasqyrën reale të negociatave për anëtarësim të shtetit në pikëpamje të perspektivave evropiane, si dhe planin për zhvillim dhe arritje ekonomike, si pjesë të përpjekjeve për përparim ekonomik dhe siguri të qytetarëve", shtohet në kumtesën e Qeverisë.

Në Konferencën e 61-të të Mynihut, që mbahet nga 14 deri më 16 shkurt, do të mundësohet dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë, që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në Konferencë do të marrin pjesë dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vans dhe sekretari i shtetit, Marko Rubio. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR