• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi i ministrit Spasovski me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë, Gregor Peskor

Takimi i ministrit Spasovski me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë,  Gregor Peskor

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot pati takim me ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në vend, Gregor Peskor, me ç'rast ministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë për proceset e fillimit të negociatave me BE-së.

Sipas MPB-së, Spasovski falënderoi edhe për marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet ministrive të tyre të Punëve të Brendshme, i cili "rezulton me shumë projekte të përbashkëta, angazhime dhe lloje të ndryshme të bashkëpunimit".

"Konfirmim shtesë për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm është vizita e ardhshme e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, ku është paraparë të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim në dhënien e ndihmës zhvillimore", njoftoi MPB.

Ambasadori slloven Peskor tha se është për t’u përshëndetut përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve në të cilat punon policia e Maqedonisë nga udhëheqësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si në aspektin material dhe teknik, ashtu edhe në ngritjen e pagave për punonjësit, si nxitje për rezultate më të mira.

-Истовремено, од двете страни беше истакната и бескомпромисната борба на полицијата во  справувањето со сите видови криминал со тенденција за продолжување и продлабочување на соработката  и на оперативен план помеѓу нашите две министерства, наведува Министерството за внатрешни работи. 

"Në të njëjtën kohë, lufta e pakompromis e policisë në përballjen e të gjitha llojeve të krimit u vu në dukje nga të dyja palët me tendencë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy ministrive tona në nivel operacional", thekson MPB. sa/

Foot: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR