• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi i ministrit Shaban Saliu me përfaqësuesit nga Republika e Kosovës

Takimi i ministrit Shaban Saliu me përfaqësuesit nga Republika e Kosovës

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ministri përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu ka realizuar takim me zëvendësministrin e Kulturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Sulejman Erxhani dhe deputetin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Erxhan Galushi. 

Siç njoftojnë nga Kabintei i Saliut, në takim është diskutuar kryesisht për gjendjen aktuale të romëve në Maqedoni dhe Kosovë, gjegjësishtë për gjendjen socio-ekonomike dhe kulturore të këtij komuniteti, mbi shtetin e së drejtës dhe realizimin e të drejtave personale dhe kolektive të romëve etj.

Siç thuhet në njoftim, komuniteti rom është ende pakica më e rrezikuar, më e cenueshme si në Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe në Republikën e Kosovës. Kjo pakicë, siç thuhet, përveç tjerash, ballafaqohet edhe me diskriminim institucional dhe paragjykimet sociale.

Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës ranë dakord se gjendja e romëve në Kosovë nuk dallon shumë nga ai i romëve në Maqedoni, por duke thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, pritet përmirësimi i tij dhe sigurimi i të drejtave të këtij komuniteti. qa/

Foto: Kabineti i ministrit përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030

QËNDRONI TË LIDHUR