Takimi i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markush
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot realizoi takim me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markush.

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, sot realizoi takim me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markush.
Në takim, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm në mbrojtje me Sllovakinë dhe iniciativat për intensifikimin e tij, përforcimin dhe avancimin në disa fusha me qëllim stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe më gjerë.
Ministri Misajlovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovakisë në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik të vendit tonë. qa/bsh/
Foto: Ministria e Mbrojtjes