• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi i kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit qeveritar me kongresmenë amerikanë

Takimi i kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit qeveritar me kongresmenë amerikanë

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Në kuadër të aktiviteteve të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e NATO-s, në takimin me kongresmenët Pit Seshëns, Robert Aderholt, Xho Villon, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, gjeneral në pension dhe ish-këshilltar për siguri kombëtare i Barak Obamas, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. 

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, janë ndarë mendimet e të dyja palëve për prioritetet maqedonase në arkitekturën botërore të sigurisë. 

 

" U diskutua për mundësitë për investime kapitale ekonomike dhe u theksua përkushtimi i Qeverisë së re dhe të gjitha institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht për zhvillimin e shtetit dhe të mirën e të gjithë qytetarëve të tij", theksohet në kumtesën e Kuvendit.

 Kongresmenët shprehën mbështetje të fortë për vendin, në konteskt të aleancës në NATO dhe integrimit evropian të vendit.

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR