Takimi i krizës NATO-Zelenski: Aleatët e Aleancës do të dërgojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
- Aleatët e NATO-s do t'i japin Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pas takimit të krizës, organizuar përmes video-lidhjes, me ministrat e mbrojtjes dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:15, 19 prill, 2024
Bruksel, 19 prill 2024 (MIA) - Aleatët e NATO-s do t'i japin Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pas takimit të krizës, organizuar përmes video-lidhjes, me ministrat e mbrojtjes dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi DPA.
"NATO i ka hartuar kapacitetet ekzistuese në vendet e Aleancës që mund t'i jepen Ukrainës", tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas takimit, njoftoi agjencia gjermane.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, gjithashtu, përmendi se "disa aleatë kanë ndërmarrë detyrime specifike" të dërgojnë armë shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Ukraina është e shqetësuar nëse mundet të mbajë vijën e saj të frontit kundër rritjes së presionit ushtarak rus.
Zelenski para mbledhjes tregoi se në javët e fundit Rusia, në sulmet ajrore, shkatërroi pothuajse të gjitha planet e energjisë termike të Ukrainës. qa
Foto: Arkivi i MIA-s