Takim i Kovaçevskit, Zaevit dhe Ahmetit në Shkup
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri aktual i LSDM-së, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kanë pasur takim në Shkup.

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri aktual i LSDM-së, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kanë pasur takim në Shkup.
Informacionin për MIA-n e konfirmuan burime nga LSDM-ja, të cilët bëjnë të ditur se takimi ka kaluar në një atmosferë konstruktive dhe pozitive.
Takimi ka zgjatur rreth katër orë dhe u diskutua për frontin evropian dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s