Takimi i grupit parlamentar për bashkëpunim mes parlamenteve të Maqedonisë së Veriut dhe të Turqisë
- Anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë realizuan takim me homologët e tyre turq të cilët po qëndrojnë për një vizitë kthimi në vendin tonë.
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë realizuan takim me homologët e tyre turq të cilët po qëndrojnë për një vizitë kthimi në vendin tonë.
Kjo vizitë e Delegacionit të Grupit ndërparlamentar për miqësi Turqi – Maqedonia e Veriut, e Kuvendit të madh kombëtar të Turqisë, i udhëhequr nga kryetari Ahmet Kiliç, siç është vlerësuar gjatë takimit, paraqet edhe një mundësi tjetër për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore.
"Kryetari i GP-së së Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, Benjxhan Iljas, vlerësoi se marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë në nivelin më të lartë të mundshëm në shumë fusha. Ai theksoi edhe se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është shumë i kënaqshëm, me synim që të kalojë në një nivel edhe më të lartë, ashtu si edhe bashkëpunimi në nivel parlamentar", njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Kiliç theksoi se komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut është një urë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh. Presim, tha Kiliç, bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht ata që kanë role të rëndësishme në shoqëri, të japin kontributin e tyre të veçantë për vendin ku jetojnë.
Deputetët e Maqedonisë së Veriut nga Turqia shkëmbyen mendime edhe për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dhe për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha të tjera, si shëndetësia, arsimi dhe turizmi.
Bashkëbiseduesit konstatuan se të dyja vendet ndajnë lidhje historike dhe vlera të përbashkëta kulturore e civilizuese dhe se në momente të vështira gjithmonë i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës për ndihmë dhe mbështetje. qa/
Foto: Kuvend