• e mërkurë, 16 tetor 2024

Takimi Filkov-Val, në fokus reformat dhe projektet në drejtësi

Takimi Filkov-Val, në fokus reformat dhe projektet në drejtësi

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val.

Siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, është diskutuar për reformat dhe projektet e planifikuara në drejtësi në drejtim të sundimit të ligjit.

"Shqyrtim i veçantë iu dha propozim-ligjit për të cilën nga ana e ambasadorit Val ishte kumtuar se OSBE-ja financiarisht do ta mbështesë përkthimin. Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë do të jetë edhe më tutje në mënyrë aktive e përfshirë në përgatitjen e Strategjisë sektoriale zhvillimore 2024-2028, si dhe në grupet e punës për ndryshime të caktuara ligjore", thuhet në kumtesë.

Bashkëpunimi dhe dialogu në periudhën në vijim, siç thekson, do të intensifikohen me qëllim që të realizohen reformat e planifikuara në drejtësi. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR