• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Filkov - Tuzson: Përshpejtimi i harmonizimit të ligjeve kombëtare me legjislacionin e BE-së

Takimi Filkov - Tuzson: Përshpejtimi i harmonizimit të ligjeve kombëtare me legjislacionin e BE-së

Shkup, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në takimin e sotëm dypalësh në Ohër me kolegun hungarez, Bence Tuzson, ka potencuar rëndësinë e mbështetjes nga Republika e Hungarisë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, ministri hungarez Tuzson potencoi se vendi jonë patjetër të ndjekë udhërrëfyesin në lidhje me anëtarësimin në BE dhe të përshpejtojë procesin e harmonizimit të ligjeve kombëtare me legjislacionin e Unionit.

"Ministrat potencojnë se nuk ekzistojnë probleme në lidhje me ndihmën juridike ndërkombëtare në lëndët penale dhe civile mes dy vendeve, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ana e ministrit të Drejtësisë së Republikës së Hungarisë u prezantua ndryshimi i legjislacionit kombëtar hungarez dhe mënyra e përdorimit të inteligjencës artificiale në bazë të të dhënave të ligjeve dhe akteve nënligjore.

"Ministri i Republikës së Hungarisë Bence Tuzson ka ftuar ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov për vizitë zyrtare në Budapest me qëllim për të treguar këtë risi në digjitalizimin e bazës së të dhënave të akteve ligjore dhe nënligjore", kumtojnë nga Ministria e Drejtësisë. rq/bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR