• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Bozhinovska-Grigorian, në fokus efikasiteti i energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë

Takimi Bozhinovska-Grigorian, në fokus efikasiteti i energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë

 Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vend, Armen Grigorian. 

 Në takim, siç informon Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në fokus ishte agjenda reformuese, efikasiteti i energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë. Bozhinovska, siç thuhet, iu referua planeve të Ministrisë dhe statusit të projekteve aktuale, si dhe mundësive për përmirësimin e planeve dhe aktiviteteve të ardhshme, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

 "Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale është e përkushtuar ndaj aktiviteteve që synojnë tranzicionin e energjisë së gjelbër dhe reduktimin e emetimeve të karbonit. Përmes investimeve të rëndësishme në burimet e rinovueshme të energjisë dhe gazifikimit të plotë të shtetit, krijohen kushtet për efikasitet energjetik dhe zhvillim teknologjik. Këto aktivitete do të sigurojnë qasje të besueshëm dhe të qëndrueshëm në energji për qytetarët dhe ekonominë, gjithashtu duke mbrojtur mjedisin jetësor", theksoi Bozhinovska në takim. 

 Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Grigorian theksoi se Programi i zhvillimit të Kombeve të Bashkuar do të vazhdojë me mbështetjen e fortë të vendit dhe theksoi se Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale edhe më tej mundë të mbështetet në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe specifik. 

 "Mbështetja jonë përfshinë zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale, sigurim i njohurive, demonstrimi i zgjidhjeve dhe krijimi i partneriteteve. Jemi të gatshëm, nëse është e nevojshme, t'i vendosim në dispozicion ekspertët tanë, të cilët mund të ndihmojnë në shumë fusha dhe projekte, si efikasiteti i energjisë, eko-pasaportat, burimet e rinovueshme të energjisë, të gjitha me synimin për zbatimin me sukses të projekteve të planifikuara të Ministrisë suaj", theksoi Grigoriani. 

 Bozhinovska shprehu mirënjohje deri te zyra e UNDP-së për bashkëpunimin e tyre, duke vlerësuar rëndësinë e këtij partneriteti për nxitjen e realizimit të suksesshëm të prioriteteve kombëtare të Maqedonisë dhe planeve për tranzicion të gjelbër. qa/

Foto: Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR