• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim Xhaferi - Mishel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE

Takim Xhaferi - Mishel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ku janë shkëmbyer pikëpamjet për mbështetjen e Bashkimit Evropian në procesin e euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut, si dhe për rrjedhën e proceseve reformuese në vend, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për progresin, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Bashkëbiseduesit konstatuan se momenti i ripërtërirë i BE-së për zgjerim është i mirëseardhur dhe duhet të jetë një nxitje për zbatimin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Sipas Xhaferit, perspektiva e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve por edhe i pajtimit në rajon.

"Bashkëbiseduesit në takim theksuan se Maqedonia e Veriut kultivon marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vitin e kaluar, si vend kryesues me OSBE-në Maqedonia e Veriut konfirmoi se në vazhdimësi është partner i besueshëm i BE-së dhe i bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri Xhaferi falënderoi kryetarin e Këshillit Evropian, Mishel, për mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit", thuhte në kumtesë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

"Kjo është vizita e parë e Xhaferit në Bruksel si kryeministër dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e përgëzoi për funksionin e tij, duke theksuar se periudha e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin, i cili duhet të zbatojë zgjedhje evropiane dhe ta ruajë drejtimin evropian", thuhet në kumtesën e sotme të Qeverisë. bsh/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR