Takim vjetor në Kretë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian, vendi do ta marrë kryesimin nga Greqia
- Në kuadër të presidencës greke të Strategjisë makro-rajonale të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) dhe Nismën Adriatiko-Joniane (AII) prej sot deri të enjten në qytetin Hania të Kretës do të mbahet forumi i dhjetë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriariko-Jonian, ndërsa në kuadër të takimit, vendi ynë zyrtarisht do ta marrë kryesimin e ardhshëm të EUSAIR, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:16, 5 maj, 2025
Athinë, 5 maj 2025 MIA)- Në kuadër të presidencës greke të Strategjisë makro-rajonale të BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) dhe Nismën Adriatiko-Joniane (AII) prej sot deri të enjten në qytetin Hania të Kretës do të mbahet forumi i dhjetë i Strategjisë së BE-së për rajonin Adriariko-Jonian, ndërsa në kuadër të takimit, vendi ynë zyrtarisht do ta marrë kryesimin e ardhshëm të EUSAIR, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Delegacioni i Maqedonisë në forumin e dhjetë në Kretë udhëhiqet nga Ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani.
Nga Ministritë e Ekonomisë kombëtare dhe Financave dhe Punëve të Jashtme të Greqisë përmes një deklarate të përbashkët njoftuan se në kuadër të forumit vjetor do të mbahet "Takimi ministror i iniciativës/EUSAIR" (më 6 maj) me miratimin e Deklaratës së Kretës; Paneli i ministrave përgjegjës për programet evropiane; ceremonia e dorëzimit të presidencës nga Greqia te Maqedonia e Veriut, si dhe konferencë për shtyp e kryetarëve të dy presidencave.
Paralelisht, ata shtuan se forumi përfshin një program të pasur seancash dhe ngjarjesh tematike me pjesëmarrjen e mbi 400 përfaqësuesve nga shtetet anëtare të Strategjisë, nga Komisioni Evropian, komuniteti akademik, shoqëria civile dhe bota e biznesit.
"Qëllimi i presidencës greke dhe i Forumit është forcimi i bashkëpunimit rajonal në makro-rajonin Adriatiko-Jonian, të promovojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rolin e kohezionit social, duke theksuar aftësitë blu dhe duke trajtuar ndryshimet klimatike në Planin e ri të Veprimit, si dhe për të lidhur EUSAIR me Politikën e kohezionit në të ardhmen pas vitit 2027", njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë kombëtare dhe Financave dhe Punëve të Jashtme të Greqisë.
Ata shtuan se forumi i dhjetë vjetor në Kretë do të nxjerrë në pah "rolin strategjik të Greqisë si urë lidhëse midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe do të riafirmojë angazhimin e fuqishëm të vendit për forcimin e kohezionit evropian, bashkëpunimit transnacional dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin më të gjerë". qa/
Foto: printskrin