Takim pune i ministrit Toshkovski me ambasadorin dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian. Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm, kurse theksi ka qenë në projektet aktuale, të cilat me përkrahjen e UNDP-së po realizohen në MPB.
- Post By Fami Bajrami
- 16:31, 29 gusht, 2024
Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorian. Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm, kurse theksi ka qenë në projektet aktuale, të cilat me përkrahjen e UNDP-së po realizohen në MPB.
Veçmas u potencuan përfitimet e vazhdimit të bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe tregtisë së paligjshme të shitjes të armëve të vogla dhe të lehta, kriminaliteti kompjuterik, si dhe forcimi i kapacitetit të mjekësisë ligjore dhe hetimeve në vendin e ngjarjes për të përmirësuar kontrollin kriminalo-juridik të armëve të vogla dhe të lehta se dhe mundësia për bashkëpunim në fushën e menaxhimit me situate të krizës me qëllim të përforcimit të sigurisë në shtet, si dhe realizimi i projekteve të reja.
Të dy bashkëbiseduesit e potencuan përkrahjen e plotë të cilën UNDP-ja ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshme për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. rq/
Foto: MPB