Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
- Në hapësirat e Minsitrisë së Shëndetësisë u mbajt takim për mundësitë e zgjerimit të Listës pozitive me medikamente inovative. Në takim morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, drejtori i Fondot për sigurim shëndetësor, Aleksandar Klekovski, përfaqësues të "Farmabrend - nova" - sociacion të prodhuesve inovativ farmaceutik, Odës ekonomike amerikane, si dhe të Komisionit për listë pozitive të medikamenteve.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:41, 19 korrik, 2024
Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Në hapësirat e Minsitrisë së Shëndetësisë u mbajt takim për mundësitë e zgjerimit të Listës pozitive me medikamente inovative. Në takim morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, drejtori i Fondot për sigurim shëndetësor, Aleksandar Klekovski, përfaqësues të "Farmabrend - nova" - sociacion të prodhuesve inovativ farmaceutik, Odës ekonomike amerikane, si dhe të Komisionit për listë pozitive të medikamenteve.
"Theks i posaçëm u vendos në funksionimin e 'marrëveshjeve të posaçme' si vegël efikase për ulje të çmimeve të medikamenteve inovative, me çka do të mundësohej qasje më e madhe drejt këtyre medikamenteve për përdorim të pacientëve. Të gjithë të pranishmit nga ky aspekt i treguan mendimet dhe qëndrimet e veta lidhur me mjetet e disponueshme të institucioneve, por, konkludim i përbashkët ishte se ndryshime duhet të ketë dhe ato ndryshime duhet të jenë në interes të pacientëvr", informoi Minsitria e Shëndetësisë në kumtimin në Fejsbuk.
Foto: Ministria e Shëndetësisë