• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Mucunski-Sibiha: Konfirmohet mbështetja e padyshimtë për Ukrainën

Takim Mucunski-Sibiha: Konfirmohet mbështetja e padyshimtë për Ukrainën

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të KB-së në Nju -Jork, njoftoi MPJTJ.

"Në takimin ndërmjet MPJTJ Mucunski dhe MPJ Sibiha, u riafirmua mbështetja e Maqedonisë për Ukrainën, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të saj. Ministri Mucunski theksoi se mbështetja pa mëdyshje për Formulën për Paqe, Koalicionet Ndërkombëtare për krijimin e një gjykate për krimet, agresionin kundër Ukrainës dhe për kthimin e fëmijëve të zhvendosur me forcë vazhdon, si dhe për nismat dhe formatet e tjera për ofrimin e ndihmës praktike për Ukrainën", thuhet në kumtesë.

Në takim, theksohet, është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat bashkëbiseduesit i vlerësuan si të shkëlqyera dhe pozitive, ndërsa është shprehur edhe kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer në plan multilateral. sa/

Foto: MPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR