• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim midis Arsovskës dhe ambasadorit të UNDP-së Grigorian: Zbatim i përbashkët i projekteve me fokus mbrojtjen e mjedisit jetësor

Takim midis Arsovskës dhe ambasadorit të UNDP-së Grigorian: Zbatim i përbashkët i projekteve me fokus mbrojtjen e mjedisit jetësor

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ambasadori Armen Grigorian, mbajtën takim pune në të cilën morën pjesë 40 përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe UNDP-së me qëllim diskutimin mbi politikat kyçe të zhvillimit në nivel lokal, zbatimi i të cilëve vijon, kumtoi Qyteti i Shkupit.

"Përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjet publike prezantuan aktivitetet dhe projektet vijuese të qytetit, si dhe planet për të ardhmen, ndërsa përfaqësuesit nga UNDP-ja kanë prezantuar sferat me mundësi për realizimin e përbashkët të projekteve të bashkëpunimit me fokus të mbrojtjes së mjedisit si projekte që mëtojnë zhvillimin gjithëpërfshirës në nivel lokal", thuhet në komunikatë.

Në kumtesë theksohet se ekspertët e pranishëm rajonal diskutuan për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes realizimit të përbashkët të projekteve dhe iniciativave konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve të përgjithshme të Qytetit të Shkupit përmes projekteve, fokusi i të cilave është aktiviteti për të mundësuar ekonomi qarkulluese. rq/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR