Takim Mickoski- Filipçe në qeveri (video)
- Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sot mbajnë takim në Qeveri. Filipçe, sipas paralajmërimeve, kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së do t'ia shpjegojë planin e tij për një strategji afatgjate për shtetin e cila do të përgatitej përmes dialogut politik.
- Post By Fami Bajrami
- 14:29, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sot mbajnë takim në Qeveri. Filipçe, sipas paralajmërimeve, kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së do t'ia shpjegojë planin e tij për një strategji afatgjate për shtetin e cila do të përgatitej përmes dialogut politik.
Filipçe javën e kaluar paralajmëroi se do të inicionte takim, ndërsa kryeministri pranoi që të realizohet i njëjti. Qeveria dje pasdite ka bërë të ditur se duke marrë parasysh gatishmërinë e ndërsjellë për takimin, e njëjta është caktuar për në orën 14.
“Konform me komunikimin publik dhe iniciativat e dërguara dhe gatishmërinë e treguar nga të dyja palët, nesër në orën 14 është caktuar takim i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe", thanë nga Qeveria.
Kreu i partisë opozitare, Filipçe dje në konferencë për media bëri thirrje për dialog politik dhe social. Pas tragjedisë në Koçan, tha ai, qytetarët reaguan me revoltë dhe inat, sistemi nuk funksionon siç duhet dhe fajin për këtë e kanë të gjitha partitë politike si LSDM, VMRO-DPMNE, BDI... Fushat ku duhet qasje sistematike, sipas tij, janë arsimi, shëndetësia, jurisprudenca, mjedisi jetësor, partizimi. Në takim, sipas Filipçes, do të diskutohet edhe për çështjen e integrimeve evropiane dhe ndryshimet kushtetuese.
Foto: arkivi i MIA-s