Takim me ministrin e Shëndetësisë nga e premtja e ardhshme, të interesuarit mund të caktojnë termin prej sot
- Ueb faqja e re e Ministrisë së Shëndetësisë është në funksion prej dje, ndërsa nga e premtja e ardhshme më 4 korrik, do të fillojnë takimet e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu me ata që caktojnë takim. Që prej sot terminët mund të caktohen përmes faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në brifingun e sotëm me gazetarët.
- Post By Fami Bajrami
- 12:06, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) – Ueb faqja e re e Ministrisë së Shëndetësisë është në funksion prej dje, ndërsa nga e premtja e ardhshme më 4 korrik, do të fillojnë takimet e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu me ata që caktojnë takim. Që prej sot terminët mund të caktohen përmes faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë, informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në brifingun e sotëm me gazetarët.
Është planifikuar që nga ora 10 deri në orën 15, çdo të premte të ketë një ditë të hapur për qytetarët, të cilët do të caktojnë takim onlajn. Ajo që duhet ta bëjnë qytetarët, të cilët dëshirojnë të kenë takim me ministrin, është të vendosin emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe temën për diskutim me ministrin.
Aliu në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve tha se nuk ka kufizime për temat, për të cilat qytetarët e interesuar do të donin të flisnin me atë.

Faqja është e qasshme në gjuhën angleze, maqedone dhe në gjuhën shqipe, ndërsa siç u tha në brifingun e sotëm, do të jetë e përshtatshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.
"Punojmë në atë mënyrë për t'u ofruar mundësinë më të mirë të kujdesit shëndetësor të gjithë njerëzve në vend. Çdo javë do të mbajmë konferencë për shtyp dhe do të informojmë për zhvillimet e reja, ndërsa çdo të mërkurë do të kemi brifing me gazetarët dhe do t'i brifirojmë për atë që Ministria e Shëndetësisë momentalisht po përqendrohet", nënvizoi ministri. rq/
Foto: Printskrin/arkivi i MIA-s