Takim Limani-Palminteri: Në fokus shërbimet sociale, përfshirja e grupeve të cenuara, politikat rinore dhe sfidat demografike
- - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, zhvilloi sot një takim protokollar me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri.
- Post By Fitore Curri
- 18:03, 19 qershor, 2025

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, zhvilloi sot një takim protokollar me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në takim Limani trajtoi fushat prioritare në të cilat po punon Ministria, me fokus në përforcimin e shërbimeve sociale, përfshirjen e grupeve të cenuara, forcimin e politikave rinore dhe menaxhimin e sfidave demografike.
"Në takim, mes tjerash, u diskutua edhe mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe mbi përshpejtimin e procedurës së ratifikimit të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet dy vendeve, gjë që përfaqëson përfitim për qytetarët e të dy vendeve. Në mungesë të marrëveshjes së re, proceset për realizimin e të drejtave të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore vështirësohen dukshëm. Kjo do të mundësojë koordinim efikas të sistemeve të sigurimeve dhe realizim më të shpejtë të të drejtave të qytetarëve", qëndron në kumtesë.
Në takim, shtojnë, ishte biseduar edhe për bashkëpunimin e mëparshëm për projektet në vend me pjesëmarrjen e organizatave joqeveritare nga Italia, me fokus në përmirësimin e strehimit të romëve si kategori e cenuar, sigurimin e kushteve të mira jetësore për ta, si dhe në përmirësimin e qasjes së tyre në institucionet sociale, arsimore dhe shëndetësore, si dhe përfshirjen socio-ekonomike të komunitetit rom në komunitetet lokale. fc/
Foto: MPSDR