• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim lamtumirës i ambasadorit Markovski me shefin e diplomacisë shqiptare, Hasani

Takim lamtumirës i ambasadorit Markovski me shefin e diplomacisë shqiptare, Hasani

Tiranë, 28 tetor 2024 (MIA) - Në Ministrinë shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme sot u mbajt takim lamtumirës i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, Danço Markovski me ministrin Igli Hasani.

Krahas tjerash, takimi u shfrytëzua për këmbim të mendimeve rreth marrëdhënieve bilaterale dhe perspektivave mes dy vendeve.

"Bashkarisht u konstatua nevoja për dhënie të impulsit shtesë në bashkëpunim, posaçërisht në pjesën mes bashkëpunimit të resorëve, bashkëpunimit ekonomiko - tregtar dhe kulturor, si dhe në fusha tët jera të interesit të ndërsjelltë", theksoi ambasada në Tiranë.

Dy bashkëbiseduesit e cekën nevojën për thellim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe gjenerimit të përbashkët të stabilitetit në rajon.

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotëfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, markovski është prej vitit 2020. ab/

Foto: Ambasada e RMV-së në Tiranë

QËNDRONI TË LIDHUR