• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Kostadinovski-Dreksler: Gjermania përmes projekteve e vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese

Takim Kostadinovski-Dreksler: Gjermania përmes projekteve e vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski dhe gjykatësja Tatjana Vasiq Bozaxhieva kanë realizuar takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Në takim, siç bën të ditur Gjykata Kushtetuese u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm me ambasadën gjermane, përmes projekteve të cilat promovojnë avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Kostadinovski paralajmëroi se do të angazhohet për vendosjen e padisë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet në mandatin e tij dhe shprehu falënderim deri te ambasadorja  Dreksler për mbështetjen dhe aktivitetet që në periudhën e kaluar promovuan nevojën për futjen e instrumentit të padisë kushtetuese.

Për thellimin e bashkëpunimit me RF të Gjermaninë, Kostadinovski i dërgoi letër dhe ftesë të hapur për vizitë në gjykatë, kryetarit të Gjykatës federale kushtetuese, prof.dr. Shtefan Harbartit. 

Ambasadorja Dreksler theksoi se është e kënaqur me aktivitetet e përbashkëta të deritanishme dhe paralajmëroi mbështetje për bashkëpunim të ardhshëm me organizata dhe ekspertë gjermanë në fushën e së drejtës kushtetuese, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese. qa/ 

Foto: Gjykata Kushtetuese

 

QËNDRONI TË LIDHUR