• e mërkurë, 16 tetor 2024

Takim i zëvendësministrit të MPB-së, Astrit Iseni me Zhan Pol Dispans, atasheu policor i Republikës së Francës

Takim i zëvendësministrit të MPB-së, Astrit Iseni me Zhan Pol Dispans, atasheu policor i Republikës së Francës

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka realizuar sot takim pune me Zhan Pol Despans, atasheu policor i Punëve të Brendshme i Republikës së Francës, informoi MPB-ja.

Zëvendësministri Iseni, në fillim të takimit e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Francës i cili po zhvillohet në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

"Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, dr. Iseni foli edhe për intensifikimin e trajnimeve të cilat i ofron kjo ambasadë, për mundësinë e realizimit të tyre në kuadër të BE-së, kurse si theks i veçantë u potencua realizimi i projekteve të përbashkëta në luftë kundër kriminalitetit, tregtisë me njerëz dhe luftës kundër korrupsionit", theksojnë nga MPB-ja.

Bashkëbiseduesit poashtu folën edhe për mundësinë e mësimit të gjuhës franceze për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila do të ndikojë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Franca është vend i rëndësishëm në nivel evropian dhe ndërkombëtar, partner i ynë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë është shumë i rëndësishëm për vendin tonë. Në fund, të pranishmit u pajtuan se bashkëpunimi i përbashkët, me ndërmjetësim të Ambasadës së Republikës së Francës në Shkup, është e një rëndësie të madhe, me tendencë zhvillimin e të njëjtit edhe në të ardhmen.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR