Takim i Siljanovska-Davkovës me presidentin e Letonisë, Rinkeviçs
- Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot, në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë, realizoi takim me presidentin e Republikës së Lituanisë, Edgars Rinkeviçs me të cilin bashkarisht shprehën kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale të të dy shteteve.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:41, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot, në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë, realizoi takim me presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkeviçs me të cilin bashkarisht shprehën kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale të të dy shteteve.
Nga Kabineti i presidentes informuan se në takim është cekur marrëdhënia diplomatike prej tre dekadash mes dy shteteve, e cila, siç qëndron në kumtesë, karakterizohet me dialog të hapur dhe intensiv politik.
"Presidenti Rinkeviçs i bëri ftesë Siljanovska-Davkovës edhe zyrtarisht ta vizitojë Letonisë. Presidentja theksoi se Letonia është partneraj jonë e rëndësishme në NATO dhe në Kombet e Bashkuara dhe shtoi se e çmon mbështetjen parimore dhe konsekuente ndaj shtetit, si gjatë procesit të inkuadrimit në NATO, ashtu edhe lidhur me rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE", qëndron në kumtesë.

Presidenti Rinkeviçs, shtojnë, i përshëndeti reformat e zbatuara të vendit si kusht për hyrje në BE dhe e konfirmoi mbështetjen për eurointegrimin tonë, duke potencuar se Letonia angazhohet për zgjerim të Unionit me anëtare të reja.
Fotо: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut