• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësues të Unionit nacional të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar

Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësues të Unionit nacional të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pritur në takim Tomica Stojanovskin, kryetar të Unionit nacional të personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar, Vasko Markov, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Unionit, dhe interpretuesja e gjuhës së shenjave, Lisa Velkovska.

Siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, përfaqësuesit e Unionit në takim e njoftuan presidenten për aktivitetet e tyre aktuale me të cilat realizojnë të drejtat dhe nevojat e rreth shtatë mijë personave me dëgjim të dëmtuar.

"Ata theksuan se organizata vazhdimisht avokon për ngritjen e vetëdijes për ekzistencën e këtij grupi të qytetarëve dhe pranimin e tyre në shoqëri dhe në jetën social-kulturore. Në drejtim të arsimimit dhe punësimit më të lehtë të personave me dëgjim të dëmtuar, Unioni bëri me dije se organizojnë dhe zhvillojnë trajnime për mësimin e gjuhës së shenjave, si dhe inkurajojnë nisma për përdorim më të madh të gjuhës së shenjave. Sipas tyre, në vend janë 38 interpretues të certifikuar të gjuhës së shenjave, të cilët ua lehtësojnë komunikimin me institucionet personave me dëgjim të dëmtuar", theksohet në kumtesën. 

 

Duke shprehur përkrahje për të gjitha angazhimet e tyre, presidentja Siljanovska-Davkova, siç thuhet në kumtesën, “theksoi se Kabineti dhe ajo personalisht do të bashkëpunojnë pa rezerva me Unionin nacional me qëllimin përfundimtar – afirmimin dhe aplikimin më të madh të gjuhës së shenjave, e cila personave të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim u nevojitet në komunikimin e përditshëm”.

"Në këtë mënyrë, theksoi Siljanovska-Davkova, do të rritet përfshirja sociale e këtij grupi të rrezikuar të bashkëqytetarëve tanë, njoftojnë nga Kabineti i Presidentes Siljanovska-Davkova. ls/

Foto; Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR