Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësues të organizatës joqeveritare amerikane "Data Foundation"
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim me përfaqësues të tink-tenk organizatës amerikane joqeveritare "Data Foundation", të udhëhequr nga kryetari i saj Xhejson Barnet.
Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim me përfaqësues të tink-tenk organizatës amerikane joqeveritare "Data Foundation", të udhëhequr nga kryetari i saj Xhejson Barnet.
Siç kumtojnë nga kabineti i presidentes, përmes prezantimit të Aleancës globale për një treg të vetëm digjital të të dhënave, përfaqësues të "Data Foundation" e informuan presidenten rreth iniciativës globale për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor.
"Duke përfaqësuar Aleancën globale për një treg të vetëm digjital të të dhënave, të ftuarit e informuan atë rreth iniciativës globale për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor, me qëllim sigurimin e një bashkëpunimi më të madh në këtë fushë. Sipas tyre, përmes platformës së të dhënave të ndërveprueshme, ata do të jenë në gjendje të monitorojnë dhe ndajnë të dhëna mbi konsumin e energjisë, ujin dhe emetimet e karbonit, në përputhje me rregulloret evropiane", qëndron në kumtesën.

Përfaqësuesit e tink-tenk organizatës joqeveritare amerikane e informuan Siljanovska-Davkovën për Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim me Qeverinë përmes Ministrisë së Energjetikës, duke theksuar se projekti lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e detyrimeve sipas kapitullit "Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike".
"Presidentja e mbështeti iniciativën dhe shprehu pikëpamjen se qasja rajonale dhe bashkëpunimi mundësojnë rezultate më të mira në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në takimin e sotëm morën pjesë gjithashtu përfaqësues të sektorit të biznesit të Maqedonisë, koordinatorë lokalë në Aleancën globale për një treg të vetëm digjital të të dhënave dhe profesori universitar Ilija Rumenov, një ekspert kryesor ligjor në Aleancë, theksohet në kumtesën. ls/
Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut