• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i Siljanovska-Davkovës me ambasadoren japoneze Secuko Kavahara

Takim i Siljanovska-Davkovës me ambasadoren japoneze Secuko Kavahara

Shkup, 11 shtator 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti ambasadoren e Japonisë, Secuko Kavahara e cila i dorëzoi një mesazh urimi nga Perandori japonez Naruhito me rastin e 8 shtatorit - Ditës së pavarësisë.

Silljanovska-Davkova, siç informon kabineti i saj e falënderoi për urimet e ngrohta, duke i vlerësuar ato si shprehje e miqësisë së qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve.

Ambasadorja informoi për pjesëmarrjen e suksesshme të vendit në Osaka EKSPO 2025 dhe shprehu kënaqësinë e saj për programin kulturor dhe artistik me të cilin u prezantuam para publikut japonez në Ditën e pavarësisë.

Bashkëbiseduesit ranë në ujdi se artistët e njohur të operës Ana dhe Igor Durllovski me orkestrën kamertale "Ajga", kitaristi i xhazit Vlladimir Vasilevski - Çetkar, si dhe Kiril Xhajkovski dhe grupi i tij, prezantuan në mënyrë autentike kulturën, traditën dhe artin modern të vendit.

Bashkërisht është vlerësuar se pjesëmarrja e shkëlqyer e pavijonit të Maqedonisë në EKSPO 2025 është dëshmi e potencialit që kemi si destinacion turistik me një trashëgimi të pasur kulturore, historike dhe natyrore.

Foto: Kabineti i Siljanovska-Davkovës

 

QËNDRONI TË LIDHUR