Takim i Siljanovska Davkovës me Mark Kuls, kryetar i Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale në Këshillin e Evropës
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua në Venecia me Mark Kuls, kryetar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
- Post By Sara Ademi
- 12:16, 11 tetor, 2025
Shkup, 11 tetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua në Venecia me Mark Kuls, kryetar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Siç informojnë nga kabineti i presidentes, si një nga organet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës, i cili bashkon autoritetet lokale nga 46 shtete anëtare, Kongresi synon forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe demokracisë.

Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm i Kongresit me vendin tonë dhe projektet e zbatuara.
Si anëtare e hershme e Grupit të Ekspertëve të Pavarur dhe nënkryetare e tij për dy mandate, Siljanovska-Davkova u pajtua me Kuls se jetojmë në një kohë që kërkon angazhim në forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe demokracisë në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Në takim u theksua se zhvillimi i demokracisë në nivel qendror është i pamundur pa zhvillimin e demokracisë në nivel lokal. sa/
Foto: Kabineti i Gordana Siljanovska Davkovës