• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i shkurtë Mickoski - Gerapetritis në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit

Takim i shkurtë Mickoski - Gerapetritis në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit

Athinë, 14 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe shefi i diplomacisë greke kanë realizuar takim të shkurtë në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, sipas fotografive që në platformën Iks i ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga MPJ-ja greke informuan se Gerapetritis ka pasur këmbim të shkurtë të mendimeve në Samitin në Berlin dhe publikuan fotografi, ndërsa përveç me Mickoskin, ka biseduar edhe me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski.

Shefat e diplomacive të dy vendeve muajin e kaluar e kanë realizuar takimin e tyre të parë në Nju-Jork gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut në Berlin në Samitin e shefave të Qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit e udhëheq kryeministri, ndërsa marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Kryeministri Mickoski, përmes Fejsbukut informoi për pjesëmarrjen e tij në sesionin e parë të Procesit të Berlinit, kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal, që është, siç ka shkruar, "formë për bashkëpunim më të afërt dhe operacionalizim të strategjisë për zhvillim ekonomik të shteteve nga Ballkani".

"Ne duhet ta gjejmë interesin tonë në hapjen e mundësive të reja dhe tregjeve për kompanitë tona, format tona të bashkëpunimit dhe sigurimin e ardhmërisë më të sigurtë", ka shkruar kryeministri.

Pjesëmarrës në takimin tradicionalisht janë gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor, vendet e tyre përkrahëse Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia, ndërsa nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe kryesia e radhës me Këshillin e BE-së, Këshilli për bashkëpunim rajonal, CEFTA dhe Zyra rinore rajonale (RYCO).

Nga Qeveria kumtuan se janë paraparë edhe më shumë takime bilaterale të kryeministerit Mickoski. bsh/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë/Fejsbuk Hristijan Mickoski

QËNDRONI TË LIDHUR