• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin kroat Milanoviq

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin kroat Milanoviq

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, që mbahet në Shkup.

 

Në takim, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe multilateral, për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drejtim, u shkëmbyen informacione për çështjet e sigurisë në një kontekst më të gjerë, si dhe për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës dhe aktivitetet në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e miqësisë tradicionale dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në kuadër të NATO-s.

Presidenti Pendarovski falënderoi Kroacinë për mbështetjen parimore për integrimet evropiane të Maqedonisë. ls/

Foto: Kabineti i presidentit të RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR