• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Federatës Kombëtare të Fermerëve

Takim i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Federatës Kombëtare të Fermerëve

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot kishte takim me përfaqësues të Federatës Kombëtare të Fermerëve në të cilin ishte njoftuar me aktivitetet dhe angazhimet e organizatës, si dhe sfidat me të cilat përballen fermerët e rinj në mjediset rurale.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, është biseduar për prioritetet e Federatës Kombëtare të Fermerëve në fokus të të cilave, përveç bujqësisë, është zhvillimi rural që përfshin përballjen me sfidat me të cilat përballet popullata rurale, siç janë varfëria dhe qasjet e kufizuara në shërbimet shëndetësore, të drejtën e vendimmarrjes. 

Përfaqësuesit e Federatës Kombëtare të Fermerëve informuan edhe për aktivitetet që janë ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të kushteve të barazisë gjinore, si dhe lidhje rajonale dhe komunikim me shoqatat bujqësore dhe organizata dhe institucione ndërkombëtare. 

Presidenti Pendarovski, siç bëhet e ditur në kumtesë, shprehu mbështetje për aktivitetet e Federatës Kombëtare të Fermerëve, veçanërisht për fermerët e rinj dhe gratë, si dhe përfshirjen e tyre të drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë përmes marrjes së vendimeve së të rinjve nga mjediset rurale në proceset e krijimit të politikave për të rinj. 

Në takim morën pjesë Vaska Mojsovska, kryetare, Biljana Petrovska Mitrevska, menaxhere projekti dhe përfaqësues të fermerëve të rinj të Federatës Kombëtare të Fermerëve, organizata joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila i përfaqëson bujqit nga të gjitha rajonet në shtet dhe të gjithë nënsektorët e bujqësisë. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentit të RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR