Takim i presidentit Pendarovski me kryeministrin kroat Plenkoviq
- Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka pritur kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 15:14, 5 prill, 2023

Shkup, 5 prill 2023 (MIA)- Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka pritur kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.
Në takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione për situatat aktuale në Evropë, me ç'rast presidenti Pendarovski e njohu kryeministrin kroat me zhvillimet në lidhje me eurointegrimet e vendit dhe shprehu kënaqësinë për rrjedhën aktuale të procesit të skriningut.
Në këtë aspekt, presidenti ka theksuar se bashkëpunimi i shkëlqyer i institucioneve të vendit dhe atyre kroate kontribuon dukshëm në shfrytëzimin e përvojës kroate në procesin e përgatitjeve për negociatat qasëse, njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit.
Shefi i shtetit Pendarovski ka falënderuar për mbështetjen e përgjithshme kroate lidhur me aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Foto: kabineti i presidentit të shtetit Pendarovski