• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir dhe zëvendësambasadorin e delegacionit të BE-së, Ben Nupnau

Takim i presidentit Pendarovski me euroambasadorin Gir dhe zëvendësambasadorin e delegacionit të BE-së, Ben Nupnau

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot i priti shefat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir dhe zëvendësambasadorin e ri të delegacionit të BE-së, Ben Nupnau.

"Në takim u bisedua për gjendjet aktuale lidhur me aspiratat evropiane të vendit tonë, për përparimin reformues, si dhe për gjendjet politike në vend dhe në rajon. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informata gjatë negociatave inkuadruese dhe procesin e skriningut, si dhe për hapat e ardhshëm që duhet t'i ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE", kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Megjithatë presidenti Pendarovski siç citohet, ka theksuar se "agjenda evropiane varet nga ne, si dhe realizimi i obligimeve që duhet të plotësohen". sa/

Foto: Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR